Bashkia e Tiranës ka nisur investimet për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.

Pas 30 vitesh, Bashkia e Tiranës ka nisur një investim në Bovillë që synon dyfishimin e kapaciteteve të impiantit.

Veliaj ka postuar disa foto në tëitter nga puna e nisur për rritjen e kapaciteteve të Bovillës.

Objektivi i Bashkisë së Tiranës sic shkruan vetë kryebashkuaku është garantimi 24 orë në ditë me ujë të pijshëm i qytetarëve.

“Ky nuk është një instalacion arti. Me hapjen e motit, hapet sërish fronti i punës për dyfishimin e impiantit të ujit në Bovillë pas 30 vitesh nga investimi i parë kur Tirana kishte vetëm 250 mijë banorë! Kemi dyfishuar ujin në Tiranë këto 4 vjet, e çojmë në 24 orë/ditë me këtë investim”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka nisur gjithashtu edhe disa investime në këto katër vite dhe për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes në disa zona të kryeqytetit ku problematikat kanë qënë të mëdha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko