Tradita e ‘Boxing Day’ do rikthejë këtë të hënë në fushë skuadrat e Premier Leagues,të cilat janë gati të dhurojnë emocione për tifozët. Në Angli kjo njihet si dita e dytë e Krishtlindjeve ku hapen dhuratat dhe që në këtë rast presin që skuadrat të bëjnë spektakël përpara tifozëve.

Sot do të luhen 7 ndeshje dy prej të cilave janë më të rëndësishme dhe të shumëpritura nga sportdashësit. Aston Villa pret në shtëpi Liverpool, ndërsa Arsenal do të përballet me West Ham. Skuadra e Jurgen Kloop ka 22 pikë de renditet në vendin e 6 pas 14 ndeshjeve dhe nga sot do tentojnë të rikuperojë humbjet . Megjithatë për Liverpool nuk do jetë aspak e lehtë pasi do ketë shumë mungesa. Deri më tani mungon Luis Diaz, Diego Jota, Roberto Firminho, Milner, ndërsa në pikëpyetje janë Alexander-Arnold dhe Konate. Nga ana tjetër, Aston Villa duhet të luajë pa Diego Carlos dhe Ramsey, ndërsa në pikëpyetje është Coutinho.

Edhe Arsenal, surpriza e këtij sezoni do kërkojë të ruajë kreun e kampionatit. ‘Topçinjtë’ do të luajnë Derbin londinez në orën 21. Mungesa e rëndësishme për Arsenalin është Gabriel Jesus, i cili është dëmtuar gjatë botërorit. Megjithatë në letër Ëest Ham duket një kundërshtar tepër i lehtë përballë kryesuesve të kampionatit.

‘Boxing day’ në Premier League ka sjellë historikisht një lumë golash, duke thyer edhe rekorde.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re