Skip to content

Bozdo: Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë, faji i qeverisë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Eno Bozdo përmes një dalje për mediat tha se Shqiperia referuar Eurostat është e fundit në Europë sa I takon të ardhurave për frymë.

 

Bozdo, anëtar I Kryesisë së PD shtoi se Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde negative.

 

Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021.Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak.Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnje Hercegovina.Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria.Serbia 12 pikë më lart.Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE.

 

Bozdo tha mes të tjerash se  Shqiperisë I duhet një shekull për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për antarësim në Bashkimin Europian.

 

Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit.Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare.Pra, siç shihet “qentë lehin, por karvani NUK bën përpara”. Shifrat e Eurostat-it e bëjnë me dije fort mirë se kush janë qentë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë