Skip to content

Braçe acarohet me Anuela Ristanin e Bashkisë Tiranë, i nxjerr mesazhet: Turp të kesh!

IMG 8573 1140x570 1

Pas një denoncimi të mëparshëm të Braçes për mbeturinat në zonën e Selitës, deputeti thotë se Ristani i ka kthyer përgjigje disa orë më vonë me mesazh, duke i kërkuar që problemin ta adresojë tek Ilir Mengra.

“Për arrogancën e atyre që ju kemi dhënë pushtet, qoftë edhe të vogël në nivel vendor. Turp të kesh! Arroganca jote përballë hallit të njerëzve e shqetësimit të deputetit meriton vetëm:

Të kesh turp! Prej shkurti, jo vetëm që nuk bën gjë prej gjëje, por ke edhe kurajon të bëshë ironi e të të përcjellë mesazhin banal:

Nuk pyes për gjë!”, shkruan Erion Braçe, krahas video-mesazhit.