Skip to content

Braçe akuzon tregtarët për rritjen e çmimit të naftës: Goditën qëllimisht fundjavën, të rikthehet Bordi i Transparencës

brace ne kuvend

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të karburanteve në vend, duke akuzuar tregtarët se e kanë shtrenjtuar naftën në mënyrë të qëllimshme në prag të fundjavës, kur fluksi i udhëtimeve është më i lartë për shkak të sezonit turistik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se çmimi i naftës varion aktualisht nga 214 deri në 216 lekë për litër, ndërsa nafta premium tregtohet nga 218 deri në 230 lekë për litër. Sipas deputetit socialist, momenti i zgjedhur për rritjen e çmimeve nuk është rastësor. Ai rikujton se disa ditë më parë kishte kërkuar rikthimin e Bordit të Transparencës për karburantet, duke paralajmëruar se mungesa e një mekanizmi të tillë do të krijonte hapësirë për rritje të menjëhershme të çmimeve.

“Nafta kërceu sot në 214-216 lekë për litër. Nafta më cilësore nis nga 218 dhe arrin në 230 lekë për litër. Tregtarët e rritën çmimin në nisje të fundjavës, kur ndodh fluksi më i madh i pushuesve. E qëllimshme? Ja bën muuuuuuu!”, shkruan Braçe.

Në reagimin e tij, ai kërkon edhe një herë rikthimin e Bordit të Transparencës, duke argumentuar se ky mekanizëm do të ndihmonte në kontrollin e luhatjeve të menjëhershme të çmimeve të karburanteve dhe do të mbronte konsumatorët nga rritjet e pajustifikuara.

Reagimi i Erion Braçes:
NAFTA KERCEU SOT NE 214-216 LEKE PER LITER;
E ZAKONSHMJA KJO.

NAFTA TJETER, AJO E MIRA QE NUK TE DJEG MAKINEN,

NIS ME 218 DHE ARRIN NE 230 LEKE PER LITER.

TREGTARET E RRITEN CMIMIN ne nisje te fundjaves, kur ndodh gjithashtu fluksi me i madh i PUSHUESVE TE KORRIKUT QE KTHEHEN dhe fluksi edhe me i madh i PUSHUESVE TE GUSHTIT QE SHKOJNE NE DESTINACIONET TURISTIKE.

E QELLIMTE? JA BEN MUUUUUUUU!

E njejta gje edhe sot ne Itali nga mjeshtri i Kartelit te Naftes kopjon vazhdimisht.

Nje jave e pak me pare KERKOVA KTHIMIN NE PUNE TE BORDIT-paralajmerova kete qe po ndodh sot;

E dija qe keta qe nuk fituan me lopate gjate kohes se BORDIT, do benin cmos te fitonin me koven e skrepit tani, ne pik te sezonit!

DUHET BORDI QE KETA MOS I JAPIN NJE GODITKE FATALE SEZONIT NE KULM TE TIJ, duke shtrenjtuar e thuajse kufizuar levizshmerine neper destinacionet e ketij vendi!