Zv.kryeministri Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme është paraqitur për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh.

Braçe thotë se Basha e tregoi që është një mashtrues, pasi e provoi se ka qenë pa patentë në drejtimin e makinës. Zv.kryeministri i referohet fotos së publikuar nga bashkëshortja e Bashës, ku kryedemokrati shihej duke i dhënë makinës gjatë një dite të dielë.

Një ditë më pas Braçe akuzoi Bashën se i kishte skaduar patenta dhe nyuk i lejohej të drejtonte makinën.

Ndërkohë zv.kryeministri ka publikuar edhe videon ku shihet Basha duke fjetur në makinë, duke u shprehur se ajo video është bërë fill pas rinovimit të patentës.

“Lulzim Basha me beri nje super dhurate sot;

PROVOI EDHE NJE HERE QE, UNE THEM TE VERTETEN DHE, AI ESHTE KOKRA E MASHTRUESIT!

Sot paradite, Lylzim Basha u paraqit vete, personalisht per te RINOVUAR PATENTEN e skaduar prej vitesh.

Pranoi e provoi boterisht se KA QENE PA PATENTE NE TIMON diten kur gjithesecili e pa te ngiate makinen.

Mashtrues e i pa karakter sic eshte, aspkohe i iku pergjegjesise ligjore;

TANI ESHTE E PROVUAR EDHE NJE HERE PALIGJSHMERIA E TIJ!

Nderkohe, ne kete video eshte fill pas rinovimit te patentes duke fjetur gjume. Gjume perhere e ne cdo rast”, shkruan Braçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re