Zëvendëskryeministri Erion Braçe duket se është i frikësuar keq nga Covid 19, saqë gjatë ditës së sotme, në një inspektim me Ramën në zonën e Lushnjes është shfaqur me dy maska. Gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale, Braçe ka bërë thirrje që qytetarët të vendosin maska, e veçanërisht politikanët, që sipas tij më së pari duhet të japin shembujt e tyre.
Gjatë inspektimit me Ramën, nuk munguan as lëvdatat e banorëve që siç është bërë e zakonshme, shfaqen krejt papritur në lidhjet live të ERTV-së. “Na vjen çik zor që të krahasohemi, zonja e kodrës ka nevojë dhe për disa investime”, u shprehën drejtuesit e pushtetit lokal.
Ndërkohë për Ramën, Braçe është shembulli i lidhjes më të mirë mes deputetit dhe banorëve të zonës.
“Me zv.Kryeministrin Erion Braçe, njëkohësisht shembëlltyrë e lidhjes së deputetit me banorët e me prodhuesit e një zone, ku në radhë të parë falë punës së palodhur të Erionit, së bashku me drejtuesit vendorë e me komunitetet, progresi në 7 vjet e dy muaj ka qenë pakrahasimisht më i madh se në dekadat e mëparshme, në çdo drejtim”, shkruan Rama sa i takon vizitës së tij në Lushnje.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb