Skip to content

Braçe godet Bordin e Naftës: Karburantet po “varrosin” konkurencën

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputeti mazhorancës Erion Braçe ishte I ashpër ndaj nismës së qeverisë për paracaktimin e cmimeve në fushën e hidrokarbureve me Bord.

 

Sipas tij, ky treg ka qënë I deformuar, ndërsa funksionimi me urdhëra nga lart, e ka rënduar edhe më tej situatën. Aktualisht, çmimi fundor i karburantit është i unifikuar tek të gjitha pikat pavaresisht volumit të shitjes.

 

Sot me shumicë apo broker shesin vetëm dy veta. Ligji I lejon që këta të shumicës të shesin dhe me pakice. Ndaj ky treg është I deformuar. Duhet bërë një beteje reale për të hapur këtë treg. Thelbi I gjithçkaje është konkurrenca. Problem ynë I brendshëm është që shoqata e operatorëve që operon si kartel vendos cmimet, por këto cmime nuk janë produkt i kërkesë-ofertës, por vetëm I marifeteve të operatorëve, tha Brace.

 

Por për ministren e financave, Delina Ibrahimaj qeveria nuk ka për qëllim të përcaktojë çmime dhe as të hyjë në treg të lire.

 

Fakti që në treg ka 18 importues dhe 150 tregtare, shumicë janë shifra që tregojnë për një liri tregu. Por në cdo rast ka vend për të bërë akoma dhe më shumë-tha Ibrahimaj.

 

Bordi i ngritur për monitorimin e çmimeve, i njohu fillimisht 1 % shpenzime tregtarëve të shumicës dhe 5 % atyre të pakicës, por më pas ky raport ndryshoi. Tashmë në cdo litër, ne paguajmë 15 lekë, si tarifë për shpezimet e kompanive, konkretisht 3 lekë shumicës dhe 12 pakicës.

 

Shihni këto shpezime që i njihni se s’kanë kuptim. Nuk mund ta mbajë barrën e pakënaqësisë qytetare qeveria me këtë bord, por duhet ta mbajnë dhe kompanitë që argumetojnë se kur shteti me 120 lekë për litër taksa, pse mos të fitojnë dhe ne 50 lekë për litër se jemi biznes. Kjo nuk duhet të funksionojë kështu, pasi duhet të dominojë interesi publik.-vijoi më tej Braçe

 

Për ministren e financave Delina Ibahimaj, shkak I ngritjes së Bordit ishte luhatja tre herë brenda ditës së çmimit në muajin mars, që për ministren është  një masë për të ndaluar abuzimet e mundshme. Sipas saj Bordi njeh cdo shpenzim që njihet nga ligji dhe mban përgjegjësi për cdo cmim tavan të vendosur.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë