Zv. kryeministri Erion Braçe ka qenë i pranishëm si zakonisht në Selman Stërmasi, ku ka parë krah për krah presidentit Gazmend Demi ekipin e tij Partizanin të fitojë derbin e radhës.

Ai ka parë dhe incidentet që kanë ndodhur në këtë ndeshje, dhe akuzon presidentin e FSHF, Armando Duka i cili ishte në të njëjtën tribunë me Braçen, vetëm se shoqërohej me Refik Halilin.

Braçe i kujton Dukës se urrejtja dhe fashizmi me banerin e tifozëve të tiranës ka ndodhur në sytë e presidentit të FSHF Armando Duka, dhe se nëse ai nuk merr masa, atëhere për të do të jetë një trup.

“NE E KUQJA! JU E ZEZA! Keshtu do jete perhere! Ky qytet ishte, është, do jete i kuq! Nuk mundet, nuk mposhtet! Cunatekuq, e kisha bindje qe do sheroheshim bashke, do sheroheshim duke fituar, ju e bete, bashke, sup me sup, ne krah te njeri tjetrit! Bravo bravo bravo, ky qytet eshte kalaja juaj, prej jush dhe e jona, cdo tifozi te Partizanit!

Tani dy fjale te tjera; Fashizmi nuk ka vend kerkund, ne futboll kurre kurre! Shiheni parullen fashiste! Gjithe bota eshte cuar ne kembe kunder racizmit por as qe imagjinohet fashizmi! Shihni dhe foton tjeter; Urrejtja eshte po kaq e neveritshme, keta pak urrejtes duke djegur flamurin e ekipit kundershtar!

E gjitha, ne sy te Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit qe njeheresh eshte anetar i komitetit egzekutiv te UEFA-s. Nese do e tolerosh Fashizmin e Urrejtjen, turp per kete institucion! E fundit, po shoh tani ne TV ca qe para ndeshjes me autoritet te madh parashikuan rezultatin; E paskan harruar! Po mire po turp a keni? Se thote robi, ndjese ja futa kot, fituat!

Tani dicka personale; Me pelqen shume qe e mbani ne goje emrin tim! Patjeter, ta mbani ne goje emrin tim sa te doni; tju rrije mire e ta keni gojen plot! E kuptoni; Keni kryetifoz Qim Peken eeeeeej! O zooooot Qim Peka!”, shkruan Braçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re