Erion Braçe ka përkujtuar ditëlindjen e ish-pronarit të ndjerë të Top Channel Dritan Hoxha.

Ai e cilëson Hoxhën si një revolucionar që luftoi jo veç për ndërtimin e një kanali të madh televiziv kombëtar por edhe për mbrojtjen e fjalës së lire.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Miremengjes mik!

Eshte dita jote sot!

Ketu “festojne” akoma dite te #MEDIAS, por media e ketij shekulli, ne kete vend, nis me ty.

E di perse ngaterrohen?

Sepse blejne ndonje paisje te re HD dhe thone beme “revolucion” tani, e kaluam;

Te identifikojne ty me revolucionin teknologjik ne median e ketij shekulli dhe kaq.

Por media qe ti kishe ne mendje, bere ne fakt nuk ishte kaq, ishte shume me teper se kaq; ishte liri, permbajtje, pavaresi, integritet, teknologji patjeter, risi, rini;

Private, por kurre sipas fjalise idiote “eshte prona ime, parate e mia, bej cfare te dua”, kurre e kote e pas kotesise. Private ligjerisht, por e publikut, shqiptareve te zakonshem, te gjithe shqiptareve ne fakt. Revolucioni yt ishte editorial, ky; Te tjeret-me nje, dy perjashtime, bene nga nje kanal per vete, qeverine, qeverite, pasurine, gjobat, ti bere media per shqiptaret e zakonshem, te ndershem e punetore; Ju dhe nje instrument per tu mbrojtur nga abuzimi i fuqise se shtetit, prones, pasurise, parase; Shqiperise i dhe nje institucion krenarie, e shtyve perpara kujtdo!

E kemi folur kete gje shpesh sy me sy, por doja ti thosha sot publikisht; Aq sa arrite ti me 100 kilometra ne ore, te tjeret nuk po i afrohen edhe pse ti je tjeter kund, mes enderrave te tua. Fuqia jote enderrat jane! Ndai!”, shkruan Braçe. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re