“Dje, në Kuvend, gjithçka u krye, me ligj- ligjin për ndihmën ekonomike, deklaron zëvendëskryeministri Erion Braçe, ndërsa theksoi se i dhamë fund dilemës mes ISSH dhe Shërbimit Social Shtetëror.

Braçe shton se “ 1 vit sigurime në 5 vitet e fundit; merr fund kalvari, tani të gjithë qytetarët e vlerësuar nga komisionet mjekësore si të paafte për punë, në ndihme ekonomike. Nxjerrjen jashtë skemës se mbështetjes ekonomike të të gjithë qytetarëve në këtë kategori që nuk kishin 1 vit me sigurime shoqërore të paguara në 5 vitet e fundit!

Braçe thekson se  “i dhamë fund dilemës mes ISSH dhe Shërbimit Social Shtetëror, duke mbrojtur parimin kontributiv të skemës së Sigurimeve, por edhe duke ofruar ndihmë përmes skemës së ndihmës ekonomike për të gjithë këta qytetarë! Me një kusht; të jenë rezidente këtu e të tërheqin ndihmën çdo muaj!”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re