Deputeti Erion Braçe deklaroi se mban përgjegjësi për çdo firmë që ka hedhur në VKM apo akte të tjera gjatë kohës që ka qenë zv.kryeminstër.

Ndër të tjera Braçe tha se “nuk i kam duart me gjak” dhe “nuk ma prish gjumin gjaku”.

Me thënë të drejtën kisha përgatitur një fjalë tjetër, dhe pa më të voglin dyshim kryetari i opozitës do shqetësohej po prapë për kritikat e mia ndaj qeverisë sime. Meqë e dëgjova gjatë, e para mbi të gjitha Smith dhe Keynes nuk kanë në këtë sallë as pasardhës as përfaqësues, ustai po ka gjysmën e tij më të mirë. Dy të parët nuk do guxonin të bënin privatizimin e OSSH-së në vitin 2009, ky i treti e bëri, në atë formë që ishte më e keqja dhe më e dëmshmja.

Këtu i bashkohem kryetarit të opozitës në thirrjen e tij për drejtësinë, hetoheni privatizimin OSSH-së, ka qenë një ndër më kriminalet bashkë me ARMO-n dhe tentativën për AlbPretrolin. OSSH-ja nuk i privatizua për biznes, u privatizua për të transferuar vjedhjen me energjinë.

Në planin personal, pa më të voglin diskutim që unë i dal zot çdo firme, të hedhur në VKM dhe çdo akt tjetër. Jam në dritë të diellit dhe nuk i fshihem kërkujt. Mbi të gjitha nuk i kam duart me gjak. Nuk ma prish gjumin gjaku, përveçse ora e mëngjesit për të dalë për të vrapuar vetëm, pa roje”, tha Braçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re