Erion Brace nuk i kursyer akuzat e forta ndaj kolegeve demokrate për bllokimin e punës së Kuvendit dhe kaosin e  krijuar në nisje të seancës së kësaj të enjteje duke kthyer përmbys karriget para foltores.

 

Brace e krahasoi grupin e deputeteve demokrate  me atë të një milicie fashiste.

 

 

‘Ky nuk është aksion është një milici fashiste. Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të merresh me deputetin që ke përballë jo me argument por me dhunë, duke dhunuar fizikisht jemi në nivelin e milicisë fashiste. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashizëm. E gjithë se çfarë po ndodhte atje brenda, kishte të bënte thjeshte dhe vetëm me raportet e tyre me drejtësinë. Me raportin e Sali Berishës me drejtësinë. Ju thashë se nuk jam në dijeni. Përdorën dhunën mes parlamentit si reaksion apo si gjuhë përmes drejtësisë. Ky nuk është dialog me ne. duhet të dialogojë në gjykatë, i mbrojtur nga avokati i tij dhe jo nga partia e tij. Milici fashiste që kthehen në shërbim të një individi.’- tha Braçe.

 

 

Deputeti socialiste tha gjithcka po ndodh, po bëhet vetëm përtë mbrojtur Sali Berishën pasi u morr në hetim nga SPAK për privatizimin e pronave të klubitPartizani.

 

 

Politikanët që kanë akuzë në kurriz nuk duhet të përdorin parlamentin, por avokatin për të komunikuar me prokurorët dhe gjyqtarët.Ka marrë të pandehur dhe ka njerëz në burg, çdo iniciativë që sulmon SPAK, siç u sulmua dje si organizatë kriminale, s’ka lidhje më me komisionet hetimore. Nëse shqiptarët në këtë vend kërkoni që poitikanetl të kenë imunitet duke bërë atë që bëhet në atë sallë për tu mbrojtur nga akuzat kriminale nuk u ndihmoj dot, njerëzit që janë në punë të tyre duan që drejtësia të punojë”, tha  Erion Brace jashtë sallës së kuvendit./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re