Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të një fasonerie në Krujë. Nga fotot, duket se kushtet e fasonerisë janë skandaloze dhe për këtë Braçe bën përgjegjës biznesmenët.

“KJO ËSHTË NJËRA PREJ NDËRMARRJEVE FASON NË KRUJË!

Shiheni foto më foto! Tani ju dukem agresiv unë që mbroj punëtorët nga këto kushte skandaloze, apo ju duken përgjegjës biznesmenët që shfrytëzojnë punëtorët në këto zgeqe? Nuk do i kisha publikuar këto foto të kësaj ndërmarrjeje sikur një palaço që do të drejtojë vendin të mos kish folur sot për “KOSTO TE SHTUARA” për rritjen e sigurisë shëndetësore për punëtoret e mbyllur në këto zgeqe! Nuk do i kisha publikuar këto foto të kësaj ndërmarrjeje sikur të mos isha marrë gjithë ditën me një palaço që mu prezantua si sekseri i fasonerive në Krujë të më kërkonte të ndryshoja qëndrim!”

Zëvendëskryeministri paralajmëroi se nuk do të heshtë për këtë situatë dhe për mungesën e sigurisë shëndetësore në fasoneri.

“Por as do hesht e as do fal, kushtet mizerabël që shihni në foto, mungesën totale të sigurisë shëndetësore, refuzimin e qartë të protokollit të ri e krejt normal të sigurisë, pagat shumë shumë larg çmimit real të punës që ato gra punëtore marrin në këto zgeqe siç në foto! Karrigia ime vlen për këtë! As e dua fare nëse nuk bëj këtë! Përmirësoni kushtet për punëtorët, ofroni siguri shëndetësore së pari! Kaq!”

Kujtojmë që koronavirusi u përhap masivisht në Krujë për shkak të një fasonerie si fillim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re