Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për çmimet, të cilat vijojnë të jenë të larta.

 

Braçe u është drejtuar tregtarëve se pavarësisht se çmimet e thekrës, grurit, misrit kanë rënë vazhdojnë të shesin produktet me çmimet e vendosura gjatë krizës për shkak të luftës.

 

“UUUULNIIIIIII CMIIIIIIMEEEEEET!

 

BOOOOOOOLL RROOOPET NJEREZIT!

 

Kur nje vit me pare rritet rrufeshem cmimet e produkteve te fabrikuara e te importuara, thate LUFTA, NAFTA, EURO, DOLLARI etj etj!

 

Nje vit me pas;

 

Tregjet jane ekuilibruar nga efekti i menjehershem i luftes, boshlleku ne treg krijuar prej saj, cmimi i naftes ka rene ne nivelin e para luftes, euro ka rene gjithashtu, dollari edhe me shume;

 

PRA, CDO ELEMENT QE NDIKONTE NE CMIME KA PESUAR RENIE TE FORTE!

 

TREGTARE, PO JU PSE NUK I ULNI CMIMET E PRODUKTEVE TE FABRIKUARA? Pseeeee?

 

Po ju tregtaret e miellit e pastaj te bukes cfare po beni?

 

CMIMI I GRURIT KA RENE, CMIMI I MISRIT KA RENE, CMIMI I THEKRES KA RENE; po cmimi i bukes pse rri ai qe ishte kur ju e ngritet? Kulmi!

 

PO JU TREGTARET E PERIMEVE E FRUTAVE CFARE PO BENI? Ne tregun e Lushnjes po i rripni bujqit prodhues te domates me cmimin banal 30 leke; PO KY CMIMI NE TIRANE 150 LEKE CFARE ESHTE? Pese here me shume!!!!

 

A jeni ne terezi?!

 

Sado te rrisim rrogat e pensionet ne, keto cmime grabisin cdo rritje! ESHTE GRABITJE E PASTER MBI NJEREZ NE NEVOJE ME SE SHUMTI!

 

JEPINI FUND!”– shkroi Braçe./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re