Deputeti i PS, Erion Braçe, ka folur me tone të ashpra në foltoren e Kuvendit, për rritjen e çmimeve.

 

Gjatë fjalës së tij, Braçe  theksoi se bujqit shqiptarë po trajtohen si skllevër e po detyrohen të ikin të punojnë jashtë.

 

Ndërkohë deputeti socialist iu drejtua ashpër deputetëve të majtë e të djathtë, duke u shprehur se “Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe unë ju them se janë bujqit ata që na votojnë. Z. Duka unë do ta votoj projektligjin tuaj për bujqësinë”.

 

“U gëzova shumë që dëgjova se do zerohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë. Unë para pesë muajsh e thashë në komisionin e Ekonomisë, por u mohua, u kundërshtua dhe u kundërvotua, e ndërsa sot flitet për të. Flasim për grurin, ku nuk po merret askush, përveç grabitcarëve që e kanë çmuar çmimin aty ku duan. Kam një rezervë dhe dua t’ia them propozuesit këtu, që koha e instrumenteve ‘ad hoc’ ka kaluar. Bujqësisë shqiptare i duhet bursa dhe i duhet tani, një instrument transparent-kombëtar, me qëllim që bujku të marrë djersën e tij. Është themelore, sepse po ndodh gjëma.

E kuptoj që tani është vakti i drekës dhe të gjithë kanë ikur për të ngrënë, dhe më vjen t’iu kujtoj, realisht edhe majtas, edhe djathtas, se ajo domatja kushton vetëm 50 lekë, ajo qepa kushton vetëm 20 lekë, ai gruri që ka ndenjur tetë muaj në tokë pa asnjë lloj subvencionimi nga qeveria dje në Tërbuf kushtonte vetëm 36 lekë, pra 4-5-6-7 lekë me humbje. Nuk dëgjon askush dhe nuk reflekton askush për këtë fakt. Për çfarë i doni ata njerëz mo, që të ikin të punojnë si skllevër jashtë vendit e të mos mbjellin tokat e tyre këtu? Shteti të mos i lërë ata njerëz. Po talleni me gjakun, djersën dhe mundin e bujkut. Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe unë ju them se janë bujqit ata që na votojnë. Z. Duka unë do ta votoj projektligjin tuaj për bujqësinë”, tha Braçe.

 

Ndërkohë, pas fjalës së Braçes ka reaguar deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili ka “duartrokitur” fjalën e ish-zv.kryeministrit.

 

“Falenderoj deputetin Erion Braçe, në emër të bujqve. E kam pasur kundërshtar, por ka qënë konseguent në sjelljen politkike. Më vjen mirë që këtu ka një përfaqësues nga mazhoranca që ngre zërin, për bujqit. E më vjen turp që përfaqësues të tjerë të mazhorancës nuk flasin për hallet e tyre. Keni miq e të afërm, që mezi ushqehen. Kam dëgjuar e kam parë ata burra që thonë nuk kemi para të blejmë bukë, por prap do tia dalim. Ndërsa këtu, te kafja ngjitur vjen era puro që pijnë pasanikët e pushtetarët, mos them ndonjë gjë tjetër që vjen edhe era hashash”-tha Dashnor Sula.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re