Kandidati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi foli në News 24 lidhur me incidentin ditën e sotme pranë një qendre votimi, ku protagonist u bë ai dhe socialisti Erion Braçe.

Këlliçi thotë se Braçe është mashtrues atipik, që i doli për zot një zyre ilegale të PS-së nga ku dolën të maskuar dhe ikën me vrap punonjës të shtetit.

“Një mashtrues tipik dhe i prekur nga sindroma e mashtrimit të shpërndarë nga Veliaj. I thashë a ke ndonjë qëndrim për thëniet e Ramës që ka qenë bordello PS-ja me ty Fatmir Xhafajn, Pandeli Majkon. Kaq i thashë. Nuk kam akuzuar Braçen se nuk kishim informacion që po blinte Braçe vota. Braçe u vetëshpall delinkuent dhe bandit votash. I doli për zot një zyre pa logo ilegale të PS, i doli për zot atyre 7 punonjësve të shtetit që ia krisën vrapit. E them me bindje. Morën çanta. Morën gjithçka kishin dhe ia krisën vrapit të maskuar. Kemi një kandidat për deputet ish zv.kryeministër që thotë nuk njoh kush janë bashkëpunëtorët e mi të fushatës. Ia thashë PS nuk po blen vota për Braçen. Ia thashë me mirësjellje. Nuk kam pse të ruaj Braçen, kur goditi kolegen tuaj Ambrozia Metajn në një rast atipik. Kur pashë që trashte zërin në media.”

Më tej Këlliçi foli edhe për paligjshmëri të tjera sipas tij gjatë procesit të votimeve.

“Në manualin e manipulimit të zgjedhjeve shkruara nga Rama nuk është lënë kapitull, paragraf pa u implementuar në Tiranë. Por jam optimist që Tirana do bëjë surprizën. Kudo kemi parë një reagim të qytetarëve si asnjëherë më parë. Kam parë një rezultat në Vorë, që 6 kutitë e para kryeson PD-ja. Do presim për të parë rezultatin deri në fund. Ku procesi është deformuar do themi me fakte. Vjedhje nuk mund ta quaj proces zgjedhor. Siç po ndodh me votën e migrantëve në Greqi. DHL e nënkontraktoi procesin. Na kanë ardhur dhjetëra ankesa.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko