Për drejtoren Ekzekutive të Institutit Shqiptar të Shkencave në “Open Data Albania”, Arianita Brahaj, qeveria po mundohet të shmangë çdo rregull dhe çdo legjislacion të prokurime publike.

E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ajo tha se në lidhje me rindërtimin, këto tenderime po shkojnë shumë keq, pasi qeveria ka vendosur afate qesharake prej nëntë ditësh.

“Qeveria po mundohet që të shmangë çdo rregull dhe çdo legjislacion të prokurime publike, duke përfituar nga kjo situatë, përmes akteve normative, që të krijojë disa procedura dhe afate, që nuk janë transparente dhe që nuk ofrojnë asnjë garë për bizneset që të marrin pjesë në garë, nuk japim mundësi që të ketë efiçensë buxhetore. Qeveria ka përdorur akte normative, duke u mundur që të futet edhe te sektori i prokurimeve publike.

Unë kam një lajm të keq në lidhje me rindërtimin. Këto tenderime po shkojnë shumë keq, pasi qeveria në një akt normativ në dhjetor vendosi që të bërë një procedurë që nuk është e rregullt dhe ligjore. Pra është një procedurë e kufizuar, nuk ka garë, por u kërkohet bizneseve që të shprehin interesin e tyre dhe pasi qeveria bën përzgjedhjen e kontraktorëve. Qeveria ka shkelur çdo lloj afati. Jemi duke publikuar tendera për shprehje interesi në Financial Times dhe kanë afate qesharake dhe procedura jo të saktë. P.sh rindërtimi i banesave për bashkinë e parasë kanë afate qesharake nëntë ditë“, tha Brahaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re