Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari vizitoi ditën e sotme një biznes në zonën e Korçës.

Braimllari shkruan në rrjetet sociale se biznesi në Korçë po përballet me një krizë të thellë, pasi nuk ka mbështetje nga qeveria.

Gjithashtu Braimllari thekson se LSI do të përkrahë biznesin me subvencione si dhe do të krijojë një klimë bashkëpunuese me të.

Postimi i plotë:

Biznesi në Korçë po përballet me një krizë të thellë, pasi nuk ka gjetur kurrë mbështetje nga qeveria, e cila nuk e sheh si partner por si një mjet për ta vjelur e mbushur xhepat oligarkëve të saj të etur për pushtet.

Vizioni i Rilindjes për bizneset në Korçë ka qënë dhe është presioni me gjobat duke e çuar drejt falimentimit.

LSI do të përkrahë biznesin me subvencione.

Ne do të krijojmë një klimë pozitive bashkëpunuese me biznesin dhe me investitorët e huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re