Skip to content

Braimllari: Godasim oligarkinë dhe çlirojmë ekonominë!

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka hedhur akuza ndaj Niko Peleshit, duke e cilësuar si ministrin më të dështuar të Bujqësisë.

Gjatë takimeve me qytetarët korçarë, Braimllari është shprehur se në 25 prill do të goditen oligarkët dhe do të çlirohet ekonomia.

Reagimi i Endrit Braimllarit:

Ministri më i dështuar i Bujqësisë Niko Peleshi i cili i bën thirrje fermerëve të Korçës të aplikojnë për ndihmë nga qeveria!

Harron që në kohën kur ishte Ministër Bujqësie të vetmen meritë që kishte, ishte ajo e ushtarit të oligarkut dhe jo i qytetarëve të ndershëm të Korçës.

Korça dhe e gjithë Shqipëria nuk mashtrohet më nga kjo politikë klienteliste dhe abuzuese me qytetarët.

Me 25 Prill kthejmë pushtetin e vërtetë tek populli dhe qytetarët e ndershëm.

Godasim oligarkinë dhe çlirojmë ekonominë.

Pas 25 Prillit ka vetëm ndëshkim popullor.

#Shqipëria_Shtëpia_Juaj