Kryesuesi i listës së LSI-së për Korçën, Endrit Braimllari ka mbajtur fjalën përpara qytetarëve të qytetit të Maliqit.

Braimllari theksoi se Gëzim Topçiu dhe oligarku Gjergj Luca po mashtrojnë banorët me punë sezonale, por se në fakt ata shohin vetëm interesa personale e jo si të ndihmojnë komunitetin.

“Gëzim Topçiu ka krijuar një monopol, gjithë jetën e tij vjen këtu dhe mashtron banorët e Maliqit. Ai kërkon votën, pa krijuar mundësi punësimi. Maliqi është zonë e jashtëzakonshme për prodhime, por këta nuk mendojnë për fermerin vendas, këta mendojnë për oligarkët. Vijnë tani dhe thonë se ju kemi gjetur punë sezonale, thonë se ju kemi gjetur investitor shumë të fortë.

Gjergj Luca, që vjen këtu, nuk vjen t’ju shërbej banorëve të Maliqit, por është një peshkaqen, që do të grabisë pronat e Maliqit. Mos u mashtroni nga këta njerëz. Topçiu dhe Gjergj Luca mbushin xhepat e nuk investojnë për qytetin e Maliqit e për të rinjtë e të rejat e këtij vendi”, tha Braimllari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re