Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, zhvilloi një takim me qytetarët në Pogradec.
Krahas fotove të publikuara në rrjetet sociale nga ky takim, Braimllari u bën thirrje qytetarëve që më 25 prill të refuzojnë politikën e vjetër.
“Niko Peleshi nuk meriton votën e qytetarëve të Pogradecit. Ai nuk e do Pogradecin, shkatërroi turizmin në Pogradec dhe falimentoi biznesin.” – shkruan Braimllari në postimin e tij.
Postimi i plotë i Endrit Braimllarit:
Niko Peleshi nuk meriton votën e qytetarëve të Pogradecit.
Ai nuk e do Pogradecin, shkatërroi turizmin në Pogradec dhe falimentoi biznesin.
Niko Peleshi kërkon të tjetërsojë vijen liqenore, duke ja marrë qytetarëve të Pogradecit dhe t’ja u jap oligarkisë.
Ndaj më 25 Prill, të gjithë refuzojeni këtë politikë të vjetër.
Më 25 Prill LSI do të krijojë mundësi punësimi për të rinjtë, do të mbështesë me më shumë subvencione Bujqësinë dhe turizmin.
Më 25 Prill sa më shumë shanse dhe mundësi të barabarta për qytetarët.
Niko Peleshi nuk meriton votën e qytetarëve të Pogradecit.
Ai nuk e do Pogradecin, shkatërroi turizmin në Pogradec dhe…
Posted by Endrit Braimllari on Saturday, April 3, 2021