Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari thotë se rrëzimi i kërkesave të opozitës për të marrë prova shtesë tregon masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Në një status në Facebook, Braimllari shkruan se tjetërsimi i vullnetit te qytetareve ishte një proces qe nisi para 25 prillit, u ekzekutua me 25 prill dhe vazhdoi hapur ne sy te gjithë qytetareve ne KAS

Reagimi i Braimllarit

Masakra zgjedhore e 25 Prillit është vertetuar dhe shume e qarte per te gjithe.

Rrezimi i kerkesave te opozites per te marre prova shtese nga instuticionet e rilindjes e verteton kete.

Tjetersimi i vullnetit te qytetareve ishte nje proçes qe nisi para 25 prillit, u ekzekutua me 25 prill dhe vazhdoi hapur ne sy te gjithe qytetareve ne KAS.

Kryetaret e Bashkise te partise shtet emeruan militant partiak gjate periudhes se fushates ne kundershtim me ligjin dhe kodin zgjedhor.

Rriten ne menyre fiktive ndihmen ekonomike.

Perdoren administraten dhe çdo burim shteteror ne funksion te Rilindjes.

Fondi i Rindertimit u perdor ne menyre abuzive ne funksion te fushates se Rilindjes duke e dhene ate muajin e fundit dhe duke favorizuar objekte apo zona ne te cilen nuk ishin prekur nga termeti por vetem per te favorizuar Rilindjen ne zgjedhje.

Vendimi i Komitetit Politik te Rilindjes per heqjen e te drejtes se votes shtetasve shqiptare qe jetojne ne Greqi apo Maqedonine e Veriut dhe revokimin e ketij vendimi vetem pak ore pas perfundimit te zgjedhjeve.

Rimbursimi i Karburantit per fermeret, jo pa qellim u dha diten e shtune, nje dite para dites se zgjedhjeve me qellim qe te favorizonte Rilindjen.

Keto fakte te rendesishme por dhe tjetersimi i vullnetit nepermjet bleresjes se votes, shkaterrimi i procesit diten e zgjedhjeve, ku kemi shtetas qe votojne disa here, me shume flete votimi ne kuti sesa numri i zgjedhesve, nderhyrja e numeruesve te rilindjes me stilolapes duke shenuar vota per PS apo nxjerr flete votimi te paflefshem jane nje kembane alarmi sesi zgjedhjet u shkaterruan dhe u tjetersuar vullneti i qytetareve me 25 Prill.