Nga studio e Quo Vadis, sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari tha se qëllimi i marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe asaj të lirisë është çmontimi i regjimit autokratik të Edi Ramës.

 

“Ne që prej disa muajsh kemi bërë të ditur që do jemi bashkëopunues në këtë proces që opozita të ketë e unifikuar. Rëndësi ka fitorja e opozitës së bashkuar, bashkimi i energjive opozitare  drejt çmontimit të regjimit autokrat që Rilindja ka vendosur në bashkitë e vendit. Ne kemi bërë marrëveshje me PD duke pasur dy parime bazë siç janë primaret dhe referendumi”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re