Nga studio e Quo Vadis, sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari tha se qëllimi i marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe asaj të lirisë është çmontimi i regjimit autokratik të Edi Ramës.

 

“Ne që prej disa muajsh kemi bërë të ditur që do jemi bashkëpunues në këtë proces, pra ne Primare, që opozita të jetë e unifikuar. Rëndësi ka fitorja e opozitës së bashkuar, bashkimi i energjive opozitare drejt çmontimit të regjimit autokrat që Rilindja ka vendosur në bashkitë e vendit. Ne kemi bërë marrëveshje me PD duke pasur dy parime bazë siç janë primaret dhe referendumi”, tha ai.

 

Braimllari shpjegoi edhe si do përcaktohet drejtimi i këshillave bashkiak në bazë të marrëveshjes.

 

“Keshilli Bashkiak do te drejtohet nga ajo force politike e cila do te jete percaktuese per te realizuar mazhorancen se bashku me Partine Demokratike. Pra kreu i këshillit bashkiak do i takoj asaj partie opozitare që do krijojë numrin e mazhorancës.Prsh, në këshillin bashkiak të Tiranës ne dikur kemi pasur 13 këshilltarë, PD ka pasur 20 këshilltarë. Pa numrat tone, nuk behej mazhoranca, dhe sipas marreveshjes ne do te na takonte kryetari i keshillit. E njejta situate do te ishte edhe per partite e tjera aleate ne rast se ato do te ishin percaktuese per krijimin e mazhorances.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re