Një 37-vjecare nga fshati Plasë i Devollit është proceduar penalisht nga policia, pasi akuzohet për braktisjen e fëmijëve.

Sipas njoftimit B.F 37-vjeçe ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur. Materialet janë referuar në polici.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re