Pasi u largua sot nga Komisioni Hetimor për inceneratorët, deputeti i PD-së Etmond Spaho tha në studion e ‘Fax News’ se nuk ndjen asnjë lloj pendese për veprimin e tij, pasi ishte një shenjë proteste për mënyrën si po kryheshin procedurat.
Sipas Spahos, fakti që gazetari që ka ndjekur çështjen e kësaj afere nuk u mor në pyetje, është tregues se në Komision bëhen interpretime politike dhe se mazhoranca e ka në dorë këtë mekanizëm.
Deputeti demokrat u shpreh ndër të tjera se komisionet hetimore në vend nuk kanë qenë asnjëherë produktive, dhe se nëse nuk bëhen ndryshime në ligjin për to, aferat korruptive nuk do mbarojnë.
Pjesë nga intervista
Spaho: Pjesa dërrmuese e kohës është shpenzuar për të mbledhur të dhëna sepse mazhoranca do të zvarrisë procesin dhe ka shumë të dhëna që i kanë sjellë me mangësi. Po diktohet dhe për pyetjet. Rasti më skandaloz ishte dje, dy gazetarë nuk u pyetën, sidomos njëri që e ka ndjek çështjen, ai vuri gishtin në plagë
Në komision bëhen interpretime politike!
Kush është në arrati, Klodian Zoto apo gazetari? Ngjarjet kanë treguar deri tani se gazetari ka pasur të drejtë, Stafi që është vënë për të dhënë mendim juridik është vënë terësisht në dispozicion të mazhorancës.
Rasti i këtij gazetari as nuk është marrë në shqyrtim nga gjykata, ateherë ku është konflikti i interesit? nënkryetarja e komisionit përbën konflikt interesi sepse ka firmosur shkresa për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Këta duhet të largohen të gjithë.
Gazetarja: Ndoshta ju nuk duhet të iknit për ti luftuar…
Spaho:Keni parë ndonjë komision hetimor parlamentar që ka dalë me produkt që është marrë në konsideratë. Pa u ndryshuar ligji, dhe hetimi të jetë i vërtetë, duhet të ndryshohet ligji për komisionet hetimore. Minoranca duhet të ketë të gjithë hapësirën për të hetuar.
–PD, ka thënë qe kushdo që largohet mbron interesat e kryeministrit, si e gjykoni?
Spaho: Ajo që po evidentoj unë ka të bëjë me mazhorancën.
Gazetarja:Ka lidhje largimi me përjashtimin nga grupi parlamentar?
Spaho:Jo, megjithëse nuk jam thirrur në asnjë diskutim dhe jam lënë jashtë fare. Sot prisja të nisja punën me gazetarin, nuk dihet se kur do të pyetet.
-Keni ndonjë lloj pendese për largimin?
Spaho: Jo absolutisht, ishte shenjë proteste sepse nuk u dëgjuan gazetarët.
Dëgjojmë ata që kanë dëmtuar ekonominë dhe komisionet hetimore janë kthyer në një mekanizëm që nuk po zbulon të vërtetën.
-A keni shpresë se propozimi juaj për ndryshimin e ligjit do të merret parasysh?
Spaho: Jo nuk kam, megjithatë unë do vijoj punën time
Dy komisionet e propozuara nga Basha, janë për të justifikuar votën pro dhe pjesë e marrëveshjes me Ramën.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb