Vetëm pak javë pasi bëri me dije se do të kandidojë për deputete më Levizjen Socialiste për Integrim, Breseida Shehaj është komanduar si Nënkryetare e LSI në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie ditën e sotme.

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh, ku tha se “Unë jam socialiste, jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistë, në PS janë socialistët që duan të hanë socialistët.”

Sakaq priten që gjatë ditëve në vijim të ketë emra të tjerë të njohur nga PS që do t’i bashkohen LSI.
Ndërkohë gjatë takimit të zhvilluar sot me strukturat e LSI, kryetarja e partisë Monika Kryemadhi u shpreh në konventë se kandidatët do të votohen sipas parimit “një anëtar një votë”.

“Tashmë ne na duhet që të kryejmë një axhendë të saktë pune politike dhe të angazhimi duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe duke përfunduar në Konventën Kombëtare që do të jetë me votimin ‘Një anëtar një votë’ që do të jetë më 21 nëntor dhe më pas duke përfunduar me Konventën Kombëtare me përfaqësimin jo vetëm të listave të deputetëve, të cilët do të kalojnë në një proces vettingu, që është pjesë e gjithë atij procesi që për LSI-në nuk është hera e parë.

Sepse të gjithë po e dëgjojmë sikur po bëhet ndonjë qamet i madh, por LSI procesin e vettingut e ka bërë që në zgjedhjet e 2013-s dhe në zgjedhjet e 2015-s dhe për mbi 580 kandidatët që kanë qenë për anëtarë të Këshillit Bashkiak”,- tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re