Ish-ministri i Financave Arben Malaj, u largua sot nga një studio televizive, në momentin kur i ndërprenë fjalën, pasi do të transmetohej deklarata e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Malaj ka zbuluar prapaskenat, dhe lë të kuptohet se shkak i largimit nga studio nuk ka qenë Balla në emër nominal, por situatat që ishin krijuar në studio.

Postimi i plotë i Malajt:

Nje sqarim per opinionin publik. Te largohesh nga nje studio nuk eshte e pelqyeshme. Por isha I ftuar per ne oren 11.30 per nje teme kritike per shqiptaret. U paraqita ne kohe. Per shkak trafiku deputetja e LSi, kishte mbritur me vonese jo per faj te saj dhe une dhashe mirekuptim qe te mos ja shkurtonin kohen ne studio ne 10 minuta me qe kishte kaluar ora 11.30 por le ta zgjasnin deri ne 20 minuta.

Sapo filloj intervista u be nje nderpreje dhe u dha nje lajm per kryeministrin ne Divjak.

Ok edhe pse nuk degjova ndonje mesazh te rendesishem qe impononte/justifikonte ‘BreakNeës”.

Kur po benim nje permbledhje me mesazhet kryesore qe ne fjalin e pare me keshilla per kredi marresit, bankieret ne bankat tregtare dhe Banken e Shqiperise, nderpritem dhe futet si lajm shume i rendesishem deklarata e Balles per gjyqin partiak ndaj Metes.

Cdo gje ka nje kufi, kerkova mirekuptim per respektin e detyrueshem reciproke dhe u largova.

Eshte e vertete qe keto intervista jane 20-30 minuta por koha e vajtje- ardhjes ne studiot televizive dhe koha e pregatitjes sepse jane analiza thellesisht profesionale shkon nga 1 ore e 30 deri ne 2 ore e30 minuta.

Shpresoj ne mirekuptimin tuaj!

Ndjese shikuesve dhe stafit te Top Neës, por respekti duhet te jete maksimal dhe reciproke.

Mirenjohje!

Arbeni

loading…

/faxweb