Edhe pse ka vite që flitet, ende nuk është konkretizuar një skemë sigurimi që do të “shpëtonte” bujqësinë nga ndryshimet klimatike, që shoqërohen me dëme të mëdha. Edhe në nismën e fundit të qeverisë, për të siguruar shtëpinë nga tërmeti, bujqësia është lënë jashtë vëmendjes. Eduard Sharka, ish-kreu i Sindikatës së Fermerëve në një intervistë për Vizion Plus, thotë se shteti duhet të ndjekë shembullin e Kosovës.

 

“Mund t’ju them me siguri se dëmet që shkaktohen nga ndryshimet e klimës dhe mungesa e rikuperimit të tyre, pasi nuk ka një skemë sigurimi është një nga arsyet pse bujqësia braktiset.  Ndër vite, dëmet kapin shifrën e miliona eurove. Qeveria duhet ta mendojë seriozisht një skemë sigurimi për sektorin, pasi  aktualisht kostot e një primi të tillë dalin shumë të papërballueshme, nëse fermerët sigurohen në mënyrë individuale. Në Kosovë është qeveria ajo, e cila paguan këtë prim për fermerët, derisa të arrihet një numër i caktuar qytetarësh që bëhen pjesë e skemës dhe çmimi i policës së sigurimit ulet.- u shpreh Sharak në E-ZONE   

 

Ekspertët thonë se qeveria ka konceptuar një nisëm ligjore të cunguar, pasi duhet të ketë një sigurim në tërësi nga katastrofat natyrore dhe jo  vetëm për tërmetin.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re