Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët u ndaj në shumë pika, në tërmetin e 26 shtatorit dhe viktimat e Thumanës, aferat korruptive sipas tij të kryeministrit Edi Rama.

Ai u bëri thirrje punonjësve që të largohen nga bordet, pasi do të përfshihen në aferat e Ramës.

“Merruni pak me 23 viktimat e Thumanës, shpirtrat e tyre kërkojnë drejetësi, pallatet e tyre tërmeti i shkatërroi kurse Edi Rama dhe punonjësit i lanë sikur të mos ishin njerëz, sikur të mos ishin njerëz. A janë këto krime të mirëfillta për të cilët s’ka asnjë përgjegjës sepse i mbulon Edi Rama, sepse kontrollon drejtësinë Edi Rama, a është ky një standard evropian më thoni mua, u ndala për, s’mund të lozë me fatet e njerëzve dhe t’u japë kahe ku do ai, vasal i Aleksandar Vuçiç, tronditës ishte lajmi, i cili vjen tërësi në vendet që janë në luftë civile, sipas të cilit në Shqipëri ka pasur vdekje më shumë se sa lindje dhe kjo është vepër kryekëupt e Ramës. Ju e morët vesh se kanë lindur rreth 2 mijë fëmijë më pak se sa kanë vdekur shqiptarët. Është një thirrje për shqiptarët, një apel. Braktisni bordet, po merrni role të shëmtuara të një qeverie që vetëm vjedh, qëndrimi juaj në këto borde do t’ju skalisë me të zeza në memorien e këtij vendi, çfarë biznesmenësh jeni ju që pranoni me kundërshtim me rregullat e tregut të një njeriu që vjedh nga mëngjesi në darkë, sot Edi Rama ju ka korruptuar”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb