Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi se në javët në vazhdim numrat e të infektuarve ditorë mund të rriten deri në mbi 1 mijë në ditë.

Në një intervistë televizive Brataj tha se vendi ende nuk e ka arritur kulmin e valës së dytë të infeksionit:

“Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë, deri sa numrat janë ende në rritje nëntori dhe dhjetori do të kemi rritje, që mund të kalojnë edhe numrin mbi 1000 të prekur në ditë.”

Lidhur me gjendjen e spitaleve Covid, Brataj tha se rritja e numrit të të shtruarve është diçka që pritej të vinte me rritjen e të infektuarve:

“Është rritur përhapja e infeksioni dhe është normale me kushtet e pandemisë që ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet që një % e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re