Të paktën 18 persona janë vrarë në një bastisje të policisë braziliane që kishte objektiv bandat e organizuara në një lagje të varfër të qytetit Rio de Zhaneiro.

Siç raporton gazeta ‘Globo’, ata që humbën jetën në operacionin masiv të kryer nga 400 oficerë në lagjen ‘Complexo do Alemao’ përfshinin 16 anëtarë të bandës, një oficer të policisë ushtarake dhe një civil.

Qëllimi i operacionit ishte arrestimi i anëtarëve të bandës që ishin përfshirë në incidente të vjedhjes, por policia tha se oficerët e tyre u “sulmuan dhunshëm”.

Megjithatë, gazeta braziliane tha se një komision lokal për të drejtat e njeriut dhe një shoqatë ligjore pretendojnë se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re