Udhëheqësit e Argjentinës dhe Brazilit po përpiqen të ndryshojnë kushtet ekonomike të Amerikës Latine . Dy vendet po përgatiten të krijojnë një monedhë të re të përbashkët .

 

Argjentina dhe Brazili janë të vendosura të krijojnë lidhje më të ngushta me njëra-tjetrën thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga presidenti brazilian dhe lideri argjentinas.

 

Argumenti i përdorur prej tyre është se një monedhë e vetme mund të zvogëlojë “cenueshmërinë nga jashtë”. Qëllimi i saj është të forcojë ekonominë në Amerikën Latine. Financial Times raporton se Brazili ka sugjeruar që monedha e re të quhet “sur” dhe si fillim, ajo do të përdoret paralelisht me realin brazilian dhe pëson argjentinase.

 

Sipas ekspertëve ky është një hap i rëndësishëm dhe mund të jetë një lëvizje që do të krijojë bllokun e dytë më të madh ekonomik, pas euros. Brazili dhe Argjentina kanë lidhje të forta tregtare dhe në vitin 2021 tregtia mes dy vendeve shkoi në vlerën e 26.4 miliardë dollarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re