Brazil – Belgjikë është çerekfinalja e tretë  e këtij botërori me dy skuadrat që kanë vazhduar më tej në mënyra shumë të ndryshme.

Për Brazilin u duk më e thjeshtë vazhdimi krahasuar me atë që ndodhi me Belgjikën. Përgjatë gjithë ndeshjes Brazili ka  dominuar kundra Meksikës. Pavarsisht se Meksika ka provuar ti përballet Brazlit në këtë derbi latin duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Por në pjesën e dytë mjaftojnë Nejmar dhe Firminjo me dy gola të ngjashëm për të vazhduar më tej duke hedhur një hap të madh drejt kupës së gjashtë të botës.

Ka qënë shumë e vështirë për Belgjikën për të cilën dukej edhe më i thjeshtë kualifikimi. Pasi edhe këtu pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Në pjesën e dytë janë japonezët që  e nisin më mirë duke shënuar dy herë falë Haraguçit dhe Inuit. Por janë deri në fund Vertongen, Felaini dhe Çadli që pëmbysin gjithçka dhe Belgjika vazhdon më tej./Berati.TV

Brazil 2-0 Meksikë

Shënues: Nejmar 51’, Firminjo 88’

Belgjikë 3-2 Japoni

Shënues: Vertongen 69’, Felain 74’, Çadli 90’+4’/ Haraguçi 48’, Inui 52’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re