Skip to content

Brazil- Serbi: ndeshje në fushë, përleshje në stadium

Egoja serbe nuk e ka gëlltitur lehtë as humbjen me Brazilin, çka ka bërë që në shkallët e stadiumit, ndërsa ekipi i tyre humbte dhe bënte gati valixhet për ta lënë Botërorin, të shfaqeshin shenja dhune nga tifozeria.

Pra përveçse në fushë, brazilianë e serbë janë ndeshur dhe në shkallët e Arena Discovery.

Por ndërsa për brazilianët kjo është diçka jo e zakontë, një tifozeri që nuk njihet për shpërthime të dhunshme edhe kur humb, ajo serbe e ka një “traditë” të tillë që e shpërfaq herëpashere.