Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të dendur në shtetin Rio de Janeiro të Brazilit.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Brazilit, “Agencia Brasil”, për shkak të shirave të dendur më 31 mars dhe 1 prill, në qytetin Angra dos Reis humbën jetën 8 persona, në Paraty 6 dhe Mesquita 1.

Ekipet zjarrfikëse njoftuan se vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtim të 5 personave në Angra dos Reis dhe 1 në Paraty.

Shteti Rio de Janeiro është duke përjetuar një ndër vitet me më shumë fatkeqësi natyrore.

Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në rajonin malor Petropolis të Rio de Janeiros në mesin e shkurtit humbën jetën 233 persona.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re