Brazili rapôrtoi një rèkord me 34.918 raste të reja dhe 1282 vdèkje të korònavirusit për 24 orët e fundit, në të njëjtën ditë kur një nga zyrtarët e lartë të vendit tha që shpèrthími ishte nën kôntroll.
Brazili, pikë e nxèhtë në botë për përhapjen e korònavirusit listohet si numri 2 pas Shteteve të Bashkuara, po afrohet me shpejtësi 1 milion rasteve, megjithëse ekspertët thonë se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë më i lartë për shkak të testimit që nuk është në numrin e duhur, shkruan Daily Mail.
Brazili gjithashtu regjistroi 1,282 vdèkje të COVID-19 që nga azhornimi i fundit i së hënës, tha Ministria e Shëndetësisë, duke e çuar numrin e vdèkjeve të konfirmuara në vend në 45.241, duke kapërcyer numrin e përgjithshëm të vdèkjeve në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar.
Walter Braga Netto, shefi i zyrës të shtabit të presidentit, i njohur si Casa Civil, dhe një nga zyrtarët e lartë që merren me krízën, tha që ishte nën kontroll. Braga Netto tha se shifra e vdèkjeve në Brazil për një milion njerëz ishte më e mirë se ajo e Belgjikës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës. Si i tillë, gjenerali i Ushtrisë tha se “po përpiqej të përçonte një mesazh optimizmi në menaxhimin e krízës”.
Drejtori i Organizatës së Shëndetit Pan Amerikan (PAHO) Carissa Etienne tha në një video brifing nga Uashingtoni se Brazili është një shqètësim i madh. Vendi më i madh i Amerikës Latine përbën rreth një të katërtën e afërsisht 4 milionë rasteve të kôronavirusit në Amerikë dhe gati 25% të vdèkjeve, tha ajo.
“Ne nuk po shohim që transmisioni të ngadalësohet” në Brazil, tha Etienne. PAHO rekomandon që Brazili dhe vendet e tjera të rajonit të fôrcojnë distancimin shoqëror dhe nxit që rihapja e ekonomisë të bëhet ngadalë dhe me kùjdes. (F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb