Brazili rikthehet të fitoj pas 12 vitesh “Copa America’’këtë herë në shtëpinë e vet, në ‘’Marakana’’. Një turne që u përfshi nga shumë polemika kryesisht mbi vendimet arbitrare dhe sigurisht përdorimin e sistemit VAR. interesant është se në këto polemika u përfshi edhe Lionel Mesi apo mbrëmë Gabriel Hezus.
Brazili në finale mund Perunë që me arritjen deri në finale e kishte fituar kupën e saj. Ndeshja zhbllokohet shpejtë pasi në minutën e 15’ pas një asisti të Hezus është Evertoon që shënon thjeshtë duke u shpallur ndërkohë edhe golshënuesi më i mirë i turneut.
Peruja mban gjallë shpresat e saja për të suprizuar Brazilin kur barazon me Guerreron nga pika e bardhë por pjesa e parë mbyllet në avantazhin e ‘’seleçaos’’ që shënon në fundn e këtij fraksioni me Gabriel Hezus.
Sulmuesi i Mançester Sitit është sërish protagonist kur largohet me kartonin e dytë të verdhë nga fusha që solli edhe kontestimet e brazilianëve. Pavarsisht superioritetit numeric Peruja nuk përfiton madje është Brazili që me Riçarlison mbyll sfidën, i cili shënon golin e tretë dhe Brazili fiton për herë të nëntë Kupën e Amerikës. Në fund kapiteni Dani Alvesh ngriti trofeun duke u bërë kështu futbollisti me më shumë trofe të fituar plot 40 të tillë ndërsa Alison u shpall portieri më i mirë i kompeticionit./Berati.TV
Finalja e “Copa America”
Brazil 3 – 1 Peru
Shënues: Everton 15′ , Hezus 45+1′, Riçarlison 90′ (pen) / Guerrero 44′
