Brazili kalon grupin pa shumë vështirësi duke fituar kështu edhe ndeshjen e fundit në grup përballë Serbisë. Mjaftojnë dy gola nga Paulinjo dhe Tiago Silva nga një në secilën pjesë dhe vendoset në krye të grupit. Kjo i sjell edhe një short disi më të vështirë duke nisur nga Meksika.

Paulinjo shënoj pas një vertikalizimi të Kutinjo duke provuar me një parabël fantastike për të qetësuar shpirtrat brazilian që ndoshta ndjenin frikën për atë që i ndodhi Gjermanisë. Ndërsa në pjesën e dytë është Tiago Silva që shënon me kokë në momentin më të mirë të serbëve që marrin valixhen për tu kthyer në shtëpi.

Ndeshja tjetër e këtij grupi ajo mes Zvicrës dhe Kosta Rikës është mbyllur në barazim dhe kjo favorizon helvetët që e mbyllin grupin pikërisht pas Brazilit. Sërish shqiptarët te Zvicra janë protaginst dhe këtë herë është Blerim Xhemaili që shënon dhe festoon me dy gishta duke shmangur kështu shqiponjën. Në pjesën e dytë shënohen edhe tre gola dhe ndeshja mbyllet në barazim dhe kështu edhe Kosta Rika ia del të shënoj duke bërë që të gjitha skuadrat e këtij botërori të shënojnë gol./Berati.TV

Serbi 0–2 Brazil
Shënues: Paulinjo 36′, Tiago Silva 67′
Zvicër 2–2 Kosta Rika
Shënues: Xhemaili 31′, Drmiç 88′ / Ueston 56′, Somer 90’+3 (a)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re