Carlo Ancelotti do të jetë jetë trajneri i ri i kombëtares braziliane të futbollit duke filluar nga viti 2024. Lajmi u konfirmua presidenti i konfederatës braziliane të futbollit Ednaldo Rodrigues.

 

Trajneri i njohur italian aktualisht është trajner i  Real Madridit dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2024.

 

Menjehere sapo të mbylle angazhimin me madrilenet ai do të marrë postin e trajnerit të Brazilit, kohë e cila korrespondon me zhvillimin e Kupës së Amerikes 2024 e cila do të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm në SHBA.

 

Pesë herë kampionet e botës do të drejtohet përkohësisht deri në verën e vitit tjetër nga Fernando Diniz përfshirë edhe pëfrballjet nga Argjentines dhe Ururguahjit në fazën e kualifikuese të botërorit që nis në muajin shtator.

 

Anceloti do të bëhet  i huaji i parë që do të drejtojë Brazilin pas afro gjashtëdhjetë vjet.64-vjeçari fitoi dy herë Champions League në karrierën e tij si trajner me Milanin dhe Real Madridin.

 

Ai ka vendosur gjithashtu një rekord absoluit duke u bërë trajneri I parë që fiton kampionate në Angli me Chelsean, në Gjermani me Bayern Munich, në Francë me Paris Saint-Germain, si dhe me Real dhe Milan në Spanjë dhe Itali.

 

Prej kohësh përflitej drejtimi i Brazilit nga Anceloti, gje e cila është bërë tanime zyrtare, me selesaon që në botërorin e fundit u drejtua nga Tite i cili e pa kombëtaren e tij të eleminohej në cerekfinale nga Kroacia.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re