Pritej të ishte kjo skuadra që në ndeshjen e parë duhet të tregonte se është pretendentja numër një për të fituar këtë Kupë Bote. Flasim për Brazilin e Nejmar që nuk ia del të fitoj ndaj Zvicrës së shqiptarëve.

Brazili e nis ndeshjen në sulm dhe goli nuk vonon. Madje është një supergol i shënuar nga Felipe Kutinjo. Ky gol krijoj idenë se fitorja do të ishte e thjeshtë por Zvicra e mirë vendosur dhe me një lojë të fortë nuk u dorëzua. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin Brazilian të vetëm një gol por e dyta nis ndryshe. Ishte Zuber që shënon me kokë pas një goditje këndore duke barazpeshuar shifrat.

Deri në fund Brazili kërkon golin e fitores ndërsa Zvicra vazhdoj një lojë të njëjtë përgjatë gjithë sfidës. Në fund të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë duke u renditur pas Serbisë.

Serbët ia kanë dalë të fitojnë në ndeshjen e tyre ndaj Kosta Rikës. Pas një pjese të parë të mbyllur në një barazim pa gola me nisjen e të dytës është Kolarov që vendos ndeshjen. Një perlë e goditur në një goditje dënimi i jep edhe vendin e parë pas ndeshjeve të para./Berati.TV

 

Grupi E

Serbia 1-0 Kosta Rika

Shënues: Kolarov 56’

Brazil 1-1 Zvicër

Shënues: Kutinjo 20’/ Zuber 50’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re