Brazili ditët fundit është kthyer në vatrën kryesore të shpërthimit të koronavirusit. Në Brazil tashmë numri i viktimave ka arritur në 26 764 ndërkohë që porsa i përket numrit të të infektuarve renditet i dyti në botë me 438 812.

Mediat bëjnë me dije se sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shifrat e publikuara mund të jenë më të ulëta se ato që mund të jenë në të vërtetë në realitet.

Ndërkohë më 1 086 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, është hera e pestë që ky vend me më shumë se 210 milionë banorë ka tejkaluar pragun prej 1 000 të vdekur në 24 orë që prej përshpejtimit të pandemisë, javën e kaluar.

Ndërsa deri më tani në botë si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 362 127 dhe mbi 5.9 milionë të infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re