Brazili ka raportuar 16,409 raste të reja me koronavirusi të dielën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 514.849 – numri i dytë më i lartë në botë.

Gjithashtu raportoi 480 viktima në 24 orë, duke çuar totalin në 29.314 – numri i katërt i vdekjeve  më i lartë në botë. Vetëm SH.B.A., Britania e Madhe dhe Italia kanë regjistruar më shumë viktima.

Përkundër kësaj, Presidenti Jair Bolsonaro ka qënë gjtihmonë kundër bllokimit, duke kritikuar bllokimet e shtetit për dëmtimin e ekonomisë dhe humbjen e vendeve të punës në Brazil.

Shumë ekspertë besojnë se Amerika Qendrore dhe ajo e Jugut tani janë pikat kryesore në përhapjes së koronavirusit.

Një kombinim i sistemeve të kujdesit shëndetësor nën presion dhe një reagim i dyanshëm nga qeveritë ndaj ashpërsisë së Covid-19 ka bërë që rajoni të mos zbatojë të njëjtën lehtësim të bllokimeve si Europa apo vendet e tjera

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re