Një burrë nga Brazili kishte shkruar në mediat sociale se zbuloi se kishte një takikardi falë një aplikacioni special.

Ai shmangi një sulm të mundshëm në zemër falë aplikacionit special të instaluar në Apple Watch të tij . Publicisti brazilian Jorge Freire tha që ai shkoi në spital pasi mori një paralajmërim nga pajisja duke paralajmëruar rritjen e rrahjeve të zemrës. Publikimi u bë viral, aq shumë sa madje sa për këtë gjë mësoi edhe drejtori i përgjithshëm i Apple Tim Cook : “Faleminderit që ke ndarë  historinë tënde me ne. Kjo na frymëzon të vazhdojmë përpara .”

“Mund të them që Apple Watch më shpëtoi. Unë nuk ndjeva asgjë dhe rrahjet e zemrës mund të më vazhdonin me orë të tëra. Dhe rezultati i kësaj, përfundoi mirë, ju tashmë e dini …”, shpjegoi Jorge Freire.

Përshëndetje, Tim”, unë në jam i kënaqur që ju jeni në rregull tani. Faleminderit që ndatë historinë tuaj me ne. Kjo na frymëzon ne të vazhdojmë, ishte përgjigja e CEO të Apple në mesazhin e tij për brazilianin./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re