Subscribe

Ish drejtori i policisë, Erzen Breçani ka mohuar të jetë i përfshirë në ndonjë ngjarje apo veprimtari kriminale. Para togave të zeza, Breçani ka deklaruar se ndodhet sot pas hekurave për veprimet e të birit, të cilin e ka këshilluar të mos merret me veprimtari ilegale.

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ça ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik”, ka thënë Breçani

Po ashtu, ai ka përmendur edhe aksionet policore, si dëshmi e përkushtimi të tij ndaj profesionit e ligjit. Djali i tij është shpallur në kërkim për trafik droge.

 

Sipas SPAK ish-nëndrejtori dyshohet se ka përkrahur dy autorë krimesh, Bujar Gërmizin dhe Nuredin Dumanin duke u dhënë informacione për t’iu shmangur një arrestimi të mundshëm.

 

Ish- shefi i krimeve Dedan Gjoni, pas enkriptimit të SKY Ecc, dyshohet se i ka dhënë informacione për vendndodhjen e dy vëllezërve Albert e Edmond Nela, që ishin vënë në shënjestër për tu ekzekutuar nga Ismail Zeneli, i shpallur në kërkim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re