Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka dhënë më shumë detaje nga aksioni i policisë, ku në pranga ra Erzen Breçani, djali i tij por edhe efektivë policie.
Për emisionin Quo Vadis me Pranvera Borakajn, gazetari tha se SPAK ka lëshuar në total 11 urdhër arreste, teksa ka zbuluar edhe akuzat për personat e arrestuar.
Barkaj tha se flet arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, i cili është shpallur në kërkim.
“SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste duke goditur kështu një tjetër grup kriminal. NuK dihen emrat që janë arrestuar por të paktën tre emra janë konfirmuar. Bëhet fjalë për ish drejtorin e policisë së Tiranës Erzen Breçani, i cili ndodhet në polici. SPAK ka lëshuar urdhër arresti ndaj dhe djalit të tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Gjithashtu një emër i tretë është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin nr.6. Ai akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. 6 efektivë të tjerë janë në kërkim. Pritet të shihet nëse ka pasur dekonspirim. Një tjetër person që është shpallur në kërkim është edhe Ervin Mata. Operacioni është një fraksion i dosjes Metamorfoza”, tha gazetari.
Më tej, gazetari Esido Barkaj mëson se Ervin Mata, Erzen Breçani dhe djali i tij akuzohen për trafikimin e drogës në të gjithë Europën, si dhe pastrim parash. Ndërsa shefi i komisariatit nr.6 Dedan Gjoni akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasje, ngjarje kjo që nuk ka ndodhur.