Ushtarët izraelitë vranë një palestinez prenë qytetit të Betlehemit në Bregun Perendimor të pushtuar.

Ushtria izraelite njoftoi se dy të rinj palestinezë hodhën koktej molotovi ndaj ushtarëve izraelitë që kalonin përmes një tuneli në një rrugë të Kudsit pranë Beit Yal në Betlehem. Më tej theksohet se ushtarët izraelitë u kundërpërgjigjen.

Nga ushtria izraelite konfirmuan se ushtarët izraelitë qëlluan dhe vranë një palestinez.

Autoritetet palestineze ende nuk janë prononcuar lidhur me ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re