Skip to content

“Brenda 24 orëve 29 të shëruar”, Manastirliu: Mes atyre që fitojnë betejën pesë infermierë në Kukës e Fier

Pesë infermierë në Kukës dhe Fier kanë fituar betejën ndaj COVID-19. Lajmi i mirë është bërë i ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në ‘Facebook’.

Ministrja theksoi se në total në 24 orët e fundit janë shëruar 29 persona. Katar prej infermierëve të shëruar janë staf i spitalit të Kukësit dhe një në Fier.

POSTIMI I MANASTIRLIUT

Edhe 5⃣ infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga #COVID19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit

Janë 4⃣7⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19

Deri tani janë 3⃣8⃣5⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me

#COVID-19 dhe numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktualë, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh

#FORCA