Ambasadori i SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar, Robert “Woody” Johnson ka treguar për mediat rreth ambasadës së amerikane re në Londër.
Ambasada e parashikuar të hapet me 16 janar, është 12 kate dhe kushton 1 miliard dollarë, më e shtrenjta e ndërtuar ndonjëherë.
Është përshkruar si një ‘kub sheqeri’ kristalor dhe një ‘muze modernist’, shumë larg ambasadës së vjetër kështjellore që mishëronte një dizajn brutal arkitektonik, sipas Washington Post.
Projektuesi i saj James Timberlake tha se ishte i frymëzuar nga kështjellat europiane për ndërtimin e kësaj ambasade pa mure të dukshme.
Ambasada është e vendosur mbi një kodër dhe çatia e saj është e mbuluar me panele diellore.
Në këtë mënyrë, ajo do të prodhojë më shumë energji se sa do të harxhojë, pasi pjesa e jashtme e bardhë është një polimer plastik që rrit efikasitetin e energjisë.
Ajo është e dekoruar në mënyrë të përsosur me vulat e ambasadës së SHBA dhe emrat e çdo ambasadori amerikan.
Brenda ambasadës ka një bar, kafene, palestër, zyrë postare.
Ndërkohë, veshja plastike e polimerit ofron një pamje mahnitëse nga jashtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re